Futboll Seria A Sport

GATI TË “LUFTOJË” PËR FANELLËN “ZIKALTËR”/ Keita deklaron: Nëse shënoj ndaj Lazios…

Keita Balde Diao pranon se është gati të luftojë për fanellën e Inter dhe zbulon se nuk do të festonte nëse do të shënonte ditën e diel për respekt të Lazio-s.

Keita është pranë ndeshjes së parë në Serie A që prej dhjetorit pasi ka qëndruar larg fushave për shkak të një dëmtimi, por sulmuesi do të ndeshet me ish-ekipin e tij.

“Kam qëndruar jashtë për një kohë të gjatë,” shprehet 24-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Kam nevojë për minuta në mënyrë që të arrij formën ideale. Dy ndeshjet me kombëtaren më bënë shumë mirë. Vuaj shumë kur nuk luaj.

Kam luajtur për shumë vite te Lazio. Aty më kanë ndihmuar shumë. Lazio është një klub që do ta respektoj gjithmonë. Nëse shënoj ndaj Lazio-s, atëherë nuk do të festoja për respekt.

Jam gati të jap gjithçka, gjëja më e rëndësishme është të luftosh dhe të djersitësh për këtë fanellë dhe tifozë, duke dhënë gjithçka.”

Related posts

SEZONI I ERRËT/ Vuan në transfertë dhe pëson shumë gola në “Camp Nou”, Barcelona më e dobët në 13 vite

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Sulmuesi i Kosovës pranë kalimit nga Manchester City tek…

Isa.Autor

Kroacia sfidon Portugalinë/ Ballkanasit kërkojnë fitoren e parë ndaj luzitanëve

Isa.Autor

Leave a Comment