Boks

PASI SHKATËRROI SLLOVAKUN/ Florian Marku zbulon “prenë” e radhës, ja kur do të luhet

Florian Marku do të ndeshet sërish në boks në kategorinë “welterweight”, këtë herë kundërshtar është anglezi Robert Asagba më 27 prill, po në “York Hall” në Londër.

Boksieri shqiptar njoftoi përballjen me boksierin londinez dhe kërkoi edhe një herë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Angli.

Për “Dinamitin” shqiptar kjo do të jetë ndeshja e tretë në boks, teksa në përballjet e para fitoi me nokaut. Gjithsesi Asagba është kundërshtar më i fortë dhe në karrierën e tij në boks numëron 7 ndeshje.

Katër ndeshjet e para i ka fitore, më pas ka pësuar dy humbje dhe në ndeshjen e tij të fundit të zhvilluar më 2 mars e mbylli në barazim me pikë.

Related posts

PROBLEME NË FËMIJËRI/ Mike Tyson shokon me deklaratën: Gjëja më e mirë? Vdekja e mamasë sime

Delo.autor

TRIUMFON NDAJ ARGJENTINASIT/ Uldedaj shpallet kampion bote në WBO Jr.

Isa.Autor

LONDRA VISHET KUQ E ZI/ Florian Marku në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës

F.autor

Leave a Comment