Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

TRIUMFOJNË VERILINDORËT NË DURRËS/ Ekipi i Ndreut eliminon nga kupa Teutën mes nervave

Kukësi është ekipi i fundit që pret një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Teksa ndeshja e parë në Durrës kishte përfunduar në shifrat 2-2, në Elbasan, ekipet u dukën të kujdesshme.

Pjesa e parë ishte e vakët, pa raste, por me Teutën që kërkonte të ngacmonte portën e Frashërit me Bushiç. Në të dytën, golin e gjetën verilindorët, të cilët shënuan me Rexhinaldon, i cili u shërbye në mënyrë mjaft të bukur nga Kordeiroi.

Deri në fund, Teuta nuk mund të rrezikonte seriozisht portën e Frashërit, dhe për kualifikimin u duheshin 2 gola. Pati nerva edhe në sekondat e fundit, ku pas një sherri në fushë, u ndëshkuan mbrojtësi Frashëri i Teutës, dhe Kordeiro tek Kukësi. Në fund, 1-0 për Kukësin, që i bashkohet Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit në fazën gjysmëfinale.

Related posts

MESSI NGRE ZËRIN/ Kërkon ribashkimin me Neymar, në Francë kanë një version të ri

Delo.autor

Ja përse dështoi transferimi i Bale në United

Sadik.Autor

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment