Futboll Premier League Sport

I JASHTËZAKONSHËM NË KATAR/ Shikoni dopietën e Xavi-t në Champions League aziatike (VIDEO)

Xavi Hernandez po kalon një pranverë të dytë në katar me skuadrën e Al-Sadd. Gjatë ndeshjes me Pakhtakor-in e Uzbekistanit, në raundin e tretë të Champions League aziatike ai ka shënuar një dopietë të mrekullueshme.

Dy golat e tij kanë ardhur brenda 10 minutave, në minutën e 6’ dhe të 16’ të takimit.

Fatkeqësisht, golat e legjendës së Barcelona-s nuk i kanë dhënë fitoren skuadrës së tij jashtë fushe, teksa rezultati final ka qenë 2-2.

Gjithsesi, ia vlen të shohësh dygolëshin spektakolar të mesfushorit 39-vjeçar. Goli i parë ka ardhur pas një godite me të parën në hyrje të zonës, ndërsa i dyti nga një goditje dënimi rreth 25 metra larg portës.

Related posts

“ËSHTË GATI KOHA…”/ Lukaku vazhdon stërvitjen individuale, ka edhe një mesazh në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

 Zhbllokohet ndeshja/ Jurgen Bardhi i jep epërsinë Partizanit kundër Laçit (VIDEO)

Isa.Autor

Crespo: Mourinho shkruar historinë dhe gjithçka ka ndryshuar pas tij

Sadik.Autor

Leave a Comment