Boks

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury: Më në fund po realizoj ëndrrën time

Britaniku Tyson Fury më në fund do të zbarkojë në Las Vegas. Më 15 qershor, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të duelojë ndaj gjermanit Tom Schwarz, duel që do të zhvillohet në “MGM Grand” të Las Vegasit (priten 17 mijë shikues).

“Jam shumë i lumtur që do të realizoj ëndrrën time, të boksoj në Las Vegas. Gjithnjë kam thënë se për herë të parë do të shkel në Las Vegas për të boksuar dhe jo për të luajtur bixhoz. Dhe më në fund arrita ta realizoj qëllimin tim”, u shpreh Tyson Fury.

“Mezi po pres të ngjitem sërish në ring. Jam i sigurtë se fansat britanikë e irlandezë do të vijnë të shumtë për të më mbështetur në Las Vegas”, u shpreh Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierën e tij. Kjo është sfida e tij e dytë në Amerikë, pas barazimit me Deontay Wilder më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Gjithsesi, ajo sfidë u zhvillua në Los Anxhelos.

Related posts

PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Boksieri Povetkin del nga spitali, revanshi me Whyte më 30 janar

Delo.autor

“Vullkani” Faton Vukshinaj merr një tjetër fitore

Sadik.Autor

PINTE ALKOOL DHE 40 CIGARE NË DITË/ Si i ndryshoi jeta kampiones së boksit

Delo.autor

Leave a Comment