Futboll Seria A

Simeone JR: Endërroj ta kem babanë tim si trajner

Sulmuesi i Fiorentina, Giovanni Simeone, ka pranuar se ai ëndërron dhe do të pëlqente shumë të kishte si trajnerin babanë e tij, i famshmi Diego Simeone, trajneri aktual i Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas po ndjek gjurmët e Diego si futbollist, duke lënë një përshtypje të mirë në Serie A. Pasi spikati në vitin e debutimin me Genoa, Simeone jr. po bën një punë të mirë edhe te Fiorentina, ku ka fituar vendin e qendërsulmuesit titullar.

Image result for giovanni dhe diego simeone

“Unë them se si futbollist do të pëlqeja shumë të punoja me babanë tim. Nuk e them si djali i tij, por është realiteti. Cili nuk do të donte të punonte me një nga trajnerët më të mirë të planetit. Karakteri dhe dëshira e tij për të fituar është diçka që transmetohet te futbollistët dhe i ndihmon ata të luajnë në maksimumin e mundësive të tyre,” – tha Simeone për “Raisport”. 22-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 24 ndeshje që ka luajtur me Fiorentina në këtë sezon.

Related posts

SKANDALOZE/ 30 ultras të Tiranës masakrojnë 2 tifozë të Partizanit pas derbit (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA KTHEN SYTË NGA BROJA/ Gati rikthimi i “bishës” kuqezi. Në Londër “fluturon” edhe Sylvinho

F.autor

Lopetegui flet për herë të parë pas shkarkimit nga Spanja: Jam i trishtuar, por shpresoj që…

Sadik.Autor

Leave a Comment