Futboll Premier League Sport

FITORE E RËNDËSISHME PËR “TOPÇINJTË”/ Aubameyang mposht Watfordin dhe rikthehet në zonën e Championsit

Arsenal ka fituar 1-0 ndaj Watford dhe rikthehet në vendin e katërt që do t’i mundësonte kualifikimin në Champions League.

Trajneri Unai Emery ka përdorur rotacionin në prag të Napolit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League.

Aubameyang dhe Kolasinac e bënë pushim, ndërsa Ozil dhe Ramsey u futën në pjesën e dytë.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Pierre Emerick Aubameyang i cili me zgjuarsinë e tij ka shfrytëzuar gafën e portierit Foster.

Gardiani i Watford, i cili është një nga më të mirët këtë sezon,ka gabuar rëndë duke mbajtur topin më tepër se sa duhet në zotërim dhe goditja e tij u bllokua nga sulmuesi i Arsenal, me topin që shkoi në rrjetë.

Vetëm një minutë më pas erdhi goditja e dytë e rëndë për vendasit. Kapiteni Troy Deeney doli me karton të kuq pas një dyluftimi me Torreira-n, por pamjet treguan qartë se kartoni ishte i padrejtë.

Rezultai nuk ndryshoi, megjithëse mundësitë për të shënuar nuk munguan. Arsenal merr një fitore të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi: Gega kërkon ta fitojë ndeshjen, hedh në lojë brazilianin Kardozo (VIDEO)

Isa.Autor

SCHWEINSTEIGER E QUAJTI “TË NGATHËT” PAS AUTOGOLIT/ Hummels kundërpërgjigjet: Ti ende nuk e di se çfarë…

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË MEKSIKË/ 22 lojtarë të klubit të futbollit Cruz Azul pozitivë me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment