Futboll Premier League Sport

“KËPUCA E ARTË” NË PREMIER/ Ja “Njeriu Merimangë” që i shpall “luftë” Salah dhe Aguero

Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur që të kapë Sergio Aguero dhe Mohamed Salah (nga 19 gola) në garën për “Këpucën e Artë” të Premier League, pas golit të tij oportunist ndaj Watford. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund ka grumbulluar 18 gola në kampionatin anglez, për momentin, në këtë sezon.

Ai thotë se mund t’i rivalizojë golashënuesit e Manchester City dhe Liverpool, pavarësisht ndeshjeve që po mbarojnë: “Po, pse jo, ndihem i sigurt. Gara po vazhdon, edhe pse e di që është një betejë e ashpër. Jam i bindur të vazhdoj të shënoj dhe të synoj “Këpucën e Artë”. Gjithkush e di se më pëlqen të luaj me Lacazette, sepse kemi një mirëkuptim të madh në fushë.

Ndonjëherë, njëri luan, tjetri është në stol. Trajneri vendos, por gjithsekush duhet të luftojë për ekipin. Ju e dini se më pëlqen të luaj me dy sulmues, por nuk dua ta them me forcë këtë, sepse ndoshta trajneri zemërohet”.

Related posts

(VIDEO) PSG barazon rezultatin ndaj Lyon, Kurzawa autor i golit

Q.Autor

E KËRKON JUVE E MILAN/ Lewandowski thyen heshtjen, pyetet për të ardhmen

F.autor

COURTOIS TEK REALI/ CHELSEA në sulm për portierin më të MIRË NË BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment