Futboll Premier League Sport

ZGJEDH MES REAL MADRIDIT DHE “DJAJVE TË KUQ”/ Christian Eriksen vendos të ardhmen e tij tek…

Christian Eriksen është nën kontratë deri në vitin 2020 me Tottenham, por sirenat e largimit janë gjithmonë rreth tij. Ndërsa në Angli e kanë bërë të qartë se mesfushori e ka vendosur të ardhmen e tij.

Ka qenë e përditshmja “Daily Express” që ka shkruar se Eriksen e ka bërë zgjedhjen e tij mes Real Madridit dhe Manchester United që janë dy klubet më të interesuara për të.

Sipas burimeve të medies angleze, 23-vjeçari ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në Spanjë, tek Real Madridi.

Arsyeja është e thjeshtë, Eriksen dëshiron të fitojë Champions League sezonin e ardhshëm. Edhe klubi londinez do të preferonte ta shiste në Spanjë, në mënyrë që të mos përforcojë një ekip rival të tyrin.

Operacioni për kalimin e Eriksen në Madrid parashikohet të mbyllet për 100 milionë euro.

Related posts

Gol shqiptar në Zvicër, pikë shprese për mbijetesën

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Ham-Liverpool. Rezultati 1-3

Delo.autor

Real-Bayern, 5 ndeshjet që mbetën në histori (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment