Albanian Stars Eredivisie Futboll

Rashica pranë largimit nga Vitesse, Bundesliga destinacioni më i mundshëm

Stuttgart dhe Hannover 96. Janë dy klubet nga Bundesliga që po e monitorojnë Milot Rashicën.

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë. Ylli shqiptar i Vitesses është synimi kryesor i klubit gjerman, Stuttgart, raportojnë mediat gjermane, transmeton Express.

Sipas raportimeve thuhet se krerët e klubit gjerman duan të përforcojnë repartin ofensivë me një mesfushor sulmues, dhe 21 vjeçari nga Kosova shihet si ideali.

Por, përveç Stuttgartit raportohet se edhe klubi tjetër Hannover 96 është i interesuar për shërbimet Rashicës.

Rashica ka kontratë me Vitessen deri më 2020 vlera e të cilit besohet të jetë pesë milionë euro, edhe përkundër se klubi holandez kërkon së paku 10 milionë euro.

Related posts

Nënkryetari i Federatës Italiane ‘frikëson’ Chelsean: Conte kandidati kryesor për Italinë (FOTO)

Q.Autor

CHAMPIONS/ Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

BAYERN MUNICH-WOLSBURG/ Pas një krosimi me klas nga Coman, Lewandowski rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment