Champions League Futboll Sport

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË/ Europa bie në dashuri me talentët holandez: Tani është një pasuri…

Shtypi evropian ngre në “qiell” Ajaxin, i cili pas eliminimit të Real Madridit ka elemininuar në fazën çerekfinale dhe Juventusin e Ronaldos me një lojë  magjepsëse.

Të rinj, të talentuar, të përgatitur, të guximshëm, të fortë: djemtë e Ten Hag janë duke bërë një sezon fantastik. Ndërkohë, vlera e tyre në treg është e majme: e gjithë skuadra, sipas Transfermarktit, aktualisht ka vlerë rreth 420 milionë euro.

De Jong, truri i mesfushës, tashmë është shitur tek Barcelona për 75 milionë euro, por ka shumë lojtarë që do ta bëjnë klubin e Ajaxit edhe më të pasur.

Në foton më poshtë ju mund të shihni vlerën e çdo lojtari që ishte dje në fushë: 52 milionë euro të cilat tani nuk do të përdoren edhe për të blerë vetëm De Ligt, ekzekutuesi i Juventusit me vlerë rreth 70 milion euro .

Portieri Onana (35 milionë), Tagliafico (25 milionë), Van De Beek (25 milionë), Tadiç (20 milionë), Ziyech (35 milionë) dhe Neres (32 milionë) janë një aset i rëndësishëm për Ajaxin që do të menaxhohet në verë me vëmendje: të gjitha klubet e mëdha evropiane janë në fakt të gatshme për të sulmuar një nga klubet më të mëdha të talenteve dhe cilësisë.

Related posts

Antonio Conte: Jam i lumtur që drejtoj Chelsea

Sadik.Autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Kërcënon sërish ekipi i Shkëmbit, Sidibe ndalet vetëm nga shtylla (VIDEO)

Delo.autor

Premtimi i autoriteteve ruse për Nejmarin: Do ti japim tokë në Kazan nëse shënon…

Isa.Autor

Leave a Comment