Futboll Sport

E thonë statistikat, Mbappe më i mirë se Messi

Statistikat tregojnë që Kylian Mbappe mund të bëhet më i mirë se Leonel Messi.

Shifrat mbresëlënëse dëshmojnë se francezi ka thërmuar e shkrumbuar çdo arritje të argjentinasit, kur ky i fundit ishte në moshën 20-vjeçare.

Sulmuesi i PSG ka regjistruar 96 gola të realizuar si profesionist, shënuar me fanellat e Monaco, PSG dhe përfaqësueses së Francës, ndërkohë që Messi kishte realizuar asaj kohe 30 gola me Barcelonën dhe 4 me përfaqësuesen e Argjentinës.Në Champions League Mbappe numëron 14 gola të shënuar, përballë 11 golave të realizuar nga “Pleshti”.

Ndërsa statistika më e rëndësishme është padyshim arritja e jashtëzakonshme e Mbappe që fitoi Kupën e Botës në Botërorin e parë të zhvilluar si protagonist, ndërkohë që për Messin ky trofe mbetet ëndrra e përjetshme.

Related posts

Harrry Kane shënon golin e dytë ndaj Nigerisë (VIDEO)

Sadik.Autor

I SKADOI KONTRATA ME INTER/ Mesfushori drejt një tjetër skuadre italiane…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Premier League merr vendimin e pashmangshëm

Delo.autor

Leave a Comment