Futboll Sport

3 JAVË PARA FUNDIT TË KAMPIONATIT PORTUGEZ/ Porto ‘fal’ titullin ekipit rival, ja rezultati dramatik (VIDEO)

Porto e ka rrezikuar shumë titullin kampion në Portugali.

Tri javë para fundit të kampionatit, Porto i ka dhënë mundësinë e artë Benficës që ta parakalojë në renditje.

Skuadra e njohur portugeze ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme pasi nuk mori më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Rio Ave.

Porto po fitonte 0-2 në pjesën e parë, por në pesë minutat e fundit të ndeshjes u dorëzua duke pësuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 85, Rio Ave shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e fundit barazoi 2-2 që vulosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ditën e diel Benfica luan kundër Bragas dhe në rast fitore do të merrte kryesimin duke lënë pas Porton me 2 pikë më pak.

Related posts

DËSHTOI TË TREGONTE CILËSITË/ Icardi heq presionin: Golat do të vijnë

Isa.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Talenti francez lë fushën e lojës me barelë dhe oksigjen në hundë (VIDFEO)

Delo.autor

JUVJA MË E DOBËT E 10 VITEVE/ Pirlo rrezikon stolin pa Superkupën

Delo.autor

Leave a Comment