Kategoria Superiore Shqipëri

E afroi si talent, Partizani largon mesfushorin e njohur

Dy vjet, kaq zgjati eksperienca e Realdo Filit te Partizani. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili u afrua te të kuqtë si talent nga radhët e Apolonisë, tashmë e ka humbur shkëlqimin e tij. Ndoshta për momentin, sepse sot ai “i dha dorën” Partizanit.

Tone të ashpra në ndeshjen e të premtes mbrëma në Vlorë, por edhe sot në stërvitje. Kështu, Realdo Fili është shkëputur nga Partizani. Mediat bëjnë publik lajmin e largimit të mesfushorit 22-vjeccar nga të kuqtë, teksa gjithçka tashmë është konfirmuar. Ndërsa e ardhmja jo. Mbeten edhe 48 orë të merkatos në Shqipëri, ku duhet të shihet se ai do të shkojë.

Ndoshta, sakrifica e bërë në janarin e vitit 2016 nuk ja vlejti si një trampolinë…

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Daja i ka fiksuar titullarët, ja formacioni i mundshëm ndaj Bazelit…

Delo.autor

DERBI KRYEQYTETAS PO AFRON/ Legjendat e Tiranës tregojnë recetën “anti-Demave të Kuq”

Delo.autor

I HAP LARG HISTORISË/ KOSOVA niset drejt Maltës, synojn fitoren e radhës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment