Futboll Sport

RA “VIKTIMË” I NJË SULMI ME ACID/ Talenti irlandez rrëfehet: Isha 100% i bindur se nuk… (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Irlandë, ku tre të rinj kanë rënë viktima të një sulmi me acid. Ndër to ka qenë edhe 17-vjeçari Tega Agberhiere, një futbollist i regjistruar në skuadrën e Waterford FC nën 17 vjeç dhe i provuar tek Crystal Palace dhe Tottenham.

Si pasojë e acidit të hedhur në fytyrë, Agherhiere ka pësuar dëmtime në lëkurë, por më shqetësues ka qenë humbja e shikimit për të riun, i cili ka filluar të rikuperojë pamjen e tij që pas sulmit, të ndodhur me 25 prill.

Aktualisht 17-vjeçari po qëndron në një spital në qytetin e tij, teksa shikimi vijon te jetë tërësisht i turbull në të dy sytë. Gjithsesi mjekët kanë dhënë shpresë se me kalimin e kohës shikimi i tij do të qartësohet.

“Isha 100% i bindur se nuk do të shihja kurrë”, tha adoleshenti për ndjenjat rreth sulmit ndaj tij.

Policia ka shoqëruar në komisariat katër të rinj, mirëpo të gjithë u liruan pa asnjë akuzë, sepse autorët e vërtetë të sulmit nuk janë zbuluar ende.

Related posts

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Sadik.Autor

Pacult me kritika ndaj skuadrës: I kënaqur me pikët, por jo me lojën

Sadik.Autor

Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment