Basketball

NBA/ Rockets fiton në shtesë dhe hap serinë ndaj Warriors

Houston Rockets del më e “gjallë” se kurrë nga sfida e tretë gjysmëfinale në Perëndim ndaj Golden State. Skuadra teksane triumfoi me rezultatin 126-121 pas kohës shtesë në një ndeshje që rezultoi vërtetë e çmendur për mënyrën sesi rrodhën gjërat. Një sukses që e ngushton në 2-1 serinë në favor të Warriors por duke patur parasysh faktin që edhe ndeshja e 4-t mes tyre do të luhet në Toyota Center gjithçka mund të barazohet në 2-2. Pas një periode të parë pothuajse të barabartë, Houston mori frenat e lojës në dorë në periodën e dytë të cilën e mbylli në avantazhin e 9 pikëve.

Në 12-minutëshin e tretë teksanët menaxhuan avantazhin por gabuan në fraksionin më të rëndësishëm pikërisht në periodën e 4-t, me Golden State që rikuperoi shumë shpejtë 7 pikë disavantazh madje mori dhe epërsinë me 2 pikë, por vetëm falë dy gjuajtjeve të lira të sakta në fund, Rockets arritën ta çonin ndeshjen në shtesë aty ku treguan më të saktë duke shënuar 5 pikë më shumë se kampionët në fuqi të NBA për të marrë një fitore me peshë me shifrat 126-121. Edhe në këtë përballje të tretë sfida brenda sfidës ishte mes Kevin Durant dhe James Harden. Ylli i Warriors spikati me 46 pikë 3 asiste e 6 rikuperime, ndërsa Harden shkëlqeu me 41 pikë 6 asiste e 8 rebound. Një ndihmë të madhe mjekëroshit ja dha edhe Eric Gordon që realizoi 30 pikë teksa të dy sëbashku udhëhoqën Rockets drejt fitores.

Related posts

NBA/ Lakers e nisin me humbje sezonin e ri, Clippers fitojnë derbin

Delo.autor

NBA/ Merkato nis me surpriza, Lakers e Indiana befasojnë sërish

Delo.autor

NBA/ 5 basketbollistë refuzojnë të luajnë nga frika e koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment