Futboll Premier League Sport

REAL MADRID NUK I NDAHET PREMIER/ Perez gati 100 milionë euro për një tjetër kampion bote…

Real Madrid po punon në fshehtësi dhe përveç Eden Hazard kërkon të sjellë në “Santiago Bernabeu” një tjetër lojtar të Chelsea. Bëhet fjalë për kampionin e botës N’Golo Kante. Kontrata e mesfushorit francez skadon në vitin 2023, ndaj duket e vështirë për të realizuar këtë transferim.

Gjithsesi, sipas të përditshmes “Express”, madrilenët do të tentojnë këtë transferim deri në fund të merkatos, duke parë se lojtari nuk është më i lumtur në Londër. Gjatë këtij sezoni Kante nuk ka luajtur në pozicionin e tij, pasi trajneri Maurizio Sarri ia besoi organizimin e lojës Jorginho.

Për të siguruar Kante, skuadra “merengues” duhet të zbrasë mirë xhepat, pasi Chelsea e vlerëson lojtarin rreth 100 milionë euro. 28-vjeçari është në sezonin e tij të tretë me Chelsea, ndërkohë që në Premier League ka fituar 2 tituj kampionë: Me Leicester dhe Chelsea.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Drejtori i Vllaznisë: Panucci do të luaj për barazim, por…

Delo.autor

PARA NDESHJES ME LIVERPOOLIN/ Rivaldo paralajmëron “Katalanasit”: Tregohuni të kujdesshëm, sepse ky lojtar…

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Nga fusha në merkato. Agjenti Raiola po punon për shkëmbimin

Delo.autor

Leave a Comment