Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj skuadrës së fundit në Bundesliga, Koln me rezultat 1:0
Skuadra e Jupp Heynckes ka shënuar fitoren e tretë më radhë në Bundesliga, duke mposhtur në Allianz Arena Kolnin me rezultat 1:0.
Golin për vendësit e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, i 15 këtë sezon.
Pas kësaj fitoreje Bayern mban pozitën e parë më 38 pikë, 10 më shumë se sa Leipzig në vendin e dytë.