Futboll Kombëtarja Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar pranë akordit me klubin e njohur francez…

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit. Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës së Durrësit është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

vedat-muriqi

Për 25-vjeçarin ka shprehur interes të vazhduar Fenerbahçe, ndërkohë që së fundmi, menaxheri i Muriqit, Haluk Centar ka zbuluar se për sulmuesin është interesuar edhe klubi francez i Toluzës, teksa palët janë në negociata, për të arritur një akord të mundshëm.

muriqi

“Mw kanw pyetur në lidhje me kushtet e kontratës së Muriqit. Por e përsëris se nuk ka ardhur asnjë propozim zyrtar për sulmuesin nga Fenerbahçe. Një propozim i tillë duhet fillimisht t’i paraqitet klubit të Rizesporit dhe jo mua. Ndërkohë, klubi i Tuluzës interesimin ia ka transmetuar Rizesporit, teksa e kanë ndjekur Muriqin në ndeshjet ndaj Beshiktashit dhe Bashaksehirit”, ishin fjalët e menaxherit të sulmuesit për “haberturk.com”.

Related posts

LIVE/ “Ndizet” kampionati mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi”

Delo.autor

“COPA AMERICA”/ Portieri i Napolit bën heroin. Pret dy penallti dhe kualifikon Kolumbinë në gjysmëfinale

Delo.autor

E BUJSHME/ Tifozët e Monakos e kanë me Henrin, godasin dhe kapitenin Falkao (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment