Futboll Sport

FITORE MINIMALE NË AZERBAJXHAN/ Mesfushori shqiptar fiton Kupën nga … tribuna

Një gol i Stiven Monroz i ka mjaftuar Gabala për të mposhtur SumQayit dhe për të fituar trofeun e Kupës së Azerbajxhanit.

Skuadra ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Sabjen Lilaj ia arriti që të ruaj avantazhin e krijuar që në minutën e 3-të, duke u kurorëzuar me trofeun prestigjoz. Kontributi i Lilaj ishte zero në këtë takim, pasi e ndoqi të gjithin nga tribuna, ku ishte i pezulluar.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin.  Korçari numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa dhe 3 Superkupa.

Kujtojmë që te Gabala aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, James Adeniyi, i cili ka qënë deciziv në këtë sezon të skuadrës.

Related posts

TË FIKSUAR PAS BROJËS/ Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B

F.autor

Gerrard: Liverpool do të humbasë një lojtar “kyç” në mesfushë

Q.Autor

FORMULA 1/ Ferrari prezanton makinën e “rilindjes”, objektivi titulli kampion

Delo.autor

Leave a Comment