Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Atalanta merr një pikë të artë ndaj “Zonja e Vjetër”, Inter mposhtet me “poker” dhe rrezikon Champions-in

Kanë përfunduar dy takimet e mbrëmjes së sotme të Serisë A. Juventusi nuk ka fituar dot ndaj Atalantës duke barazuar 1-1. Nga ana tjetër Napoli ka shkërmoqur Interin duke e mundur 4-1.

Juventusi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ka barazuar me Manxukiçin, nga ana tjetër Napoli nuk e ka ndalur ritmin gjatë gjithë ndeshjes duke i shënuar 4 gola zikaltërve.

Tashmë gara për dy vendet që të çojnë në Ligën e Kampionëve është më e fortë se kurrë. Atalanta dhe Interi kanë nga 66 pikë dhe mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt. Një pikë më pak ka Milani që ndodhet në vendin e pestë.

Related posts

PENALLTIA E ÇUDITSHME E PARTIZANIT/ Ja pse me VAR u dha gjuajtje nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“UNË PO ECI LIRSHËM NËPËR RRUGË”/ Cannavaro i jep shpresë Evropës: Kina po i kthehet normalitetit (VIDEO)

Delo.autor

SHERR DHE KACAFYTJE/ Tensione te REALI, Vinisius dhe Modriç përplasen ASHPËR në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment