Futboll Sport

ËSHTË BËRË VIRALE/ Pas arbitrave Diego Kosta nis të ngacmojë edhe fëmijët (VIDEO)

Pak ditë më parë, Atletiko Madrid luajti një ndeshje miqësore ndaj Beitar Jeruzalemit duke u mundur me rezultatin 2-1. I dënuar në kampionat për shkak të sjelljeve antisportive dhe sharjes që bëri karshi gjyqtarit, sulmuesi Diego Kosta ishte në fushë këtë ndeshje.

Ai arriti të bëhet protagonist dhe të linte gjurmë pa nisur ende takimi, por këtë radhë jo gjatë lojës. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale për shkak se Kosta ngacmon njërin prej fëmijëve të vendosur në rresht para futbollistëve.

Gjithçka është kaluar në kuadrin e shakasë me fëmijën që kthehet të shohë kush e preku, ndërkohë që Kosta reagon sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të shpeshta janë rastet kur Kosta bën sjellje të tilla të cilat përveç se në kuadrin e shakasë si këtë radhë, janë edhe negative.

Related posts

PROTESTAT I KUSHTOJNË SHTRENJTË BRDARIC/ Trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

Delo.autor

ZHBLLOKOHET DERBI I LONDRËS/ Arsenali NDËSHKON Tottenhamin, falë ndihmës së Mustafit (VIDEO)

Isa.Autor

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Isa.Autor

Leave a Comment