Futboll Seria A Sport

NDËR EMRAT MË TË PËRFOLUR NË SERIE A/ Njihuni me notën e sezonit për Thomas Strakoshën

Pakkush ka dyshime që Thomas Strakosha ka qenë një ndër emrat më të spikatur të këtij edicioni në Serinë A.

Portieri i përfaqësueses shqiptare ka qenë një nga elementët kyç të Lazios që fitoi Kupën e Italisë dhe arriti që për një pjesë të madhe të sezonit të ishte edhe pretendente për të shkuar në Ligën e Kampioneve.

Sigurisht që me paraqitje të tilla kanë ardhur edhe vlerësimet. Kështu, sipas notave që ka marrë portieri shqiptar gjatë gjithë këtij sezoni në Serinë A, ai rezulton të jetë futbollisti i 33-të më i mirë në listë sa i përket notës mesatare sipas vlerësimeve të përjavshme të dhëna nga portali “Tuttomeracotweb”.

Ai ka një vlerësim të njëjtë me Radu të Genoas dhe talentin Zaniolo të Romës, pasi të tre kanë mesataren 6,21 të notës për këtë edicion.

“Një konfirmim për portierin shqiptar i cili përmirëson me 1/10-at mesataren e sezonit të kaluar. Ai pret edhe një penallti ndaj De Paul dhe sidomos në pjesën e parë të sezonit u bë protagonist me paraqitje të jashtëzakonshme. Një tjetër goditje e drejtorit sportiv Igli Tare, Strakosha është e tashmja dhe e ardhmja e Lazios”, shkruhet në përshkrimin për portierin kuqezi.

Related posts

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Politikani italian sponsorizon transferimin e Kean në…

Delo.autor

STATISTIKAT PËR PENALLTITË/ Messi mesatarisht gabon një 11-metërsh në…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mourinho i gatshëm të refuzojë çdo propozim, pret telefonatën nga…

Delo.autor

Leave a Comment