Futboll Kombëtarja Sport

SHKËLQEU NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi përzgjidhet në formacionin më të mirë të… (FOTO)

Superliga e Turqisë ka dhuruar mjaft momente emocionuese këtë edicion.

Mjafton të kujtojmë se si u vendos çështja e titullit, me Galatasarayn që triumfoi falë edhe fitores direkte ndaj Istanbul Basaksehir.

Por për kosovarët ky sezon në futbollin turk do mbahet mend edhe për shkëlqimin e një prej yjeve të Përfaqësueses, Vedat Muriqi.

12 gola dhe 8 asiste janë numrat që ka pasur sulmuesi shtatlartë këtë edicion me Rizesportin në kampionatin e Turqisë.

“Sofascore”, uebsajti që merret me vlerësimin e lojtarëve, ka publikuar formacionin më të mirë të Superligës së Turqisë, në bazë të përformancave të lojtarëve gjatë gjithë sezonit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk mungon në 11-shen e vitit, ndërsa largimi i tij nga skuadra aktuale është i pashmangshëm.

Related posts

VIDEO/ Tottenham dyfishon shifrat ndaj Swansea

Q.Autor

EURO 2020/ Çfarë klasi, mbrojtësi i Gjermanisë shënon me thembër ndaj bjellorusëve, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

E QUAJTËN ARROGANT NË KINË/ Reagon Guardiola: Akuza qesharake dhe të pabaza…

Delo.autor

Leave a Comment