Formula 1 Të tjera

Zyrtare, Alonso do të marrë pjesë edhe në garën “24 orë të La Mansh”

McLaren ka konfirmuar sot se piloti i saj Fernando Alonso do të marrë pjesë më datat 16-17 qershor në garën “24 orë të La Mansh”. Spanjolli mori pjesë ditën e diel në një tjetër garë të ngjashmë, atë “24 orë të Daytona”, ku u klasifikua në vendin e 38-të, në përvojën e tij të parë në një eveniment të tillë. Në La Mansh, ai do të garojë me skuadrën e Toyota Gazzo Racing. McLaren bëri me dije se pavarësisht kësaj pjesëmarrje, Alonso nuk do të heqë dorë nga asnjë garë e Botërorit të Formula 1, siç bëri vjet, ku mungoi në Montekarlo.

Jam gati. Nuk është një sekret që këtë sezon dua të realizoj një triplet të vaçantë : Të fitojë në Montekarlo, në Indy 500 dhe në 24 orët e La Mansh. Në Indy e provova edhe vjet, por nuk ia dola mbanë, ndërsa këtë vit kam sërish mundësinë përmes McLaren, për të provuar fitoren në La Mansh. Do të jetë një sfidë e madhe, shumë gjëra mund të mos funksionojnë, por jam gati. Por pohoj se përparësi për mua mbetet Formula 1, për të qenë kompetitiv në çdo garë dhe fituar titullin e tretë kampion aty”, tha Alonso.

Related posts

Formula 1/ Finlandezi Raikkonen nuk beson te rezultatet e provave

Sadik.Autor

“STRONG EAGLE”/ Vilson Ndregjoni, fenomeni i ri i MMA (VIDEO)

Delo.autor

Autori i golit më të shpejtë në Botëror, heroi i shndërruar në tradhtar

Q.Autor

Leave a Comment