Futboll Sport

QUAJENI “MURI I PAKALUESHËM”/ Van Dijk vë rekord të pabesueshëm në çdo kompeticion ku luan

Virxhin Van Dijk ishte ndër më të komentuarit pak kohë më parë dhe çuditi jo pak kur u transferua nga Southemptoni te Liverpuli për plot 84 milionë euro duke thyer në këtë mënyrë çdo rekord transferimesh. Me paraqitjet e tij me fanellën e “The Reds”, Van Dijk e ka justifikuar shpenzimin e bërë për të duke qenë se është ndër më të dalluarit.

Mbrojtësi holandez ka një statistikë të jashtëzakonshme dhe një rekord që e ka mbajtur të paprekur mbrëmjen e djeshme në takimin përballë Totenhemit në finalen e Ligës së Kampionëve. Në një total prej 64 ndeshjesh radhazi, mbrojtësi i Liverpulit nuk është dribluar asnjëherë në të gjitha kompeticionet.

Këtë statistikë e ka publikuar faqja më e madhe e statistikave në “Tëitter”, Opta e cila e lartëson jo pak figurën e Van Dijk. Qendërmbrojtësi ka qenë i pakalueshëm në mbrojtje duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve, ku edhe shënoi ndaj Portos në transfertë.

Related posts

NJË “MAKINERI” QË NUK NDALET/ Ja sa janë fitimet vjetore të Liverpool

Delo.autor

PO DËSHTON NË PREMIER LEAGUE/ “Los Blancos” në vëzhgim të ish-sulmuesit të Juventus…

Delo.autor

Messi dhe Ronaldo: La Liga me njoftim shumë interesant për dy superyjet

Q.Autor

Leave a Comment