Boks Sport Të tjera

JOSHUA PO KALON NJË PRESION TË MADH/ Eddie Hearn zbulon: Nëse ai humb edhe ndeshjen e dytë, karriera e tij…

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka zbuluar se klienti i tij po kalon në një presion të madh pas humbjes së pësuar ndaj Andy Ruiz JR.

Joshua tashmë duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme, pas humbjes shokuese ku humbi titujt e IBF, WBO dhe WBA.

Në kontratën e arritur mes dy lojtarëve, aty përfshihej edhe çështja e revanshit, por që nuk po del të jetë e lehtë.

Lidhur me revanshin mes dy boksierëve ka folur edhe Hearn, i cili nuk është shprehur shumë i lumtur me diskutimet e shumta.

‘Ka shumë presion mbi revanshin. Nëse ai humb edhe ndeshjen e dytë, karriera e tij nuk do të jetë në pozitë të mirë’ ka thënë Hearn për AJ.

‘Momentalisht, ai ka humbur titujt e kampionit, por ka mundësinë që t;i kthej ata’ ka thënë tutje Hearn për ‘BBC’.

‘Nëse ai do të humb ndeshjen e dytë, nuk përfundon karriera, por fillon të mendojë për karrierën’ ka thënë ndër të tjerash britaniku.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare për revanshin.

Related posts

Kamza-Partizani/ Formacionet: Gega bën ndryshime, Devolli hedh titullar ish-futbollistin e Milanit

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, skuadra nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mahniti me paraqitjet në “EURO 2020”, ylli holandez shihet si pasuesi ideal i Hakimi tek Interi

Delo.autor

Leave a Comment