Futboll Seria A

Spekulimet për kalimin te Interi, agjenti i Lobotkas mohon gjithçka

Agjenti i Stanislav Lobotkas, Branislav Jasurek, e ka mohuar sot se Interi ka arritur marrëveshje për klientin e tij, duke thënë se sllovaku do të qëndrojë në Spanjë.

Mesfushori sllovak është lidhur sot me “Zikaltrit” pasi më herët u raportua se kishte arritur marrëveshje, por Jasurek ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Celta Vigo gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Express.

“As Interi e as ndonjë klub tjetër nuk ka arritur marrëveshje me klientin tim”, ka thënë ai për FCInterNews.

“Stanko është plotësisht i fokusuar në Celta Vigo. Madje ai shumë shpejt do t’i nisë bisedimet për kontratë të re. Nuk do të largohet tani, do të qëndrojë”, ka shtuar ai.

Related posts

Anësori që s’e anuloi golin me dorë të Maradonës vdiq i ndjekur nga…

Sadik.Autor

“ZGJIDHE ME KUJDES LOKALIN TËND”/ Presidenti i klubit italian kërcënohet me jetë (FOTO)

Delo.autor

“UNË I BESOJ KATRIN MAYORGAS”/ Aeroplani që i prishi festën Ronaldos. CR7 i kujtojnë akuzat për përdhunim… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment