Sport Të tjera

MPOSHTET NË FINALEN E “MINSK 2019″/ Nora Gjakova merr medaljen e argjendtë në Lojrat Olimpike

Nora Gjakova u mposht në finalen e Lojërat Europiane që po mbahen në ‘Minsk’ të Bjellorusisë.

Xhudistja kosovare humbi përballë ruses Daria Mezhetskaia në kategorinë e -57 kilogramëve, për ta fituar kështu medaljen e argjendtë.

Pejania përballjen e saj të parë e zhvilloi ndaj francezes Priscilla Gnettor, që arriti ta mposhte me pikë, duke kaluar në çerekfinale. Më pas e mposhti edhe Pauline Starje të Gjermanisë me një fitore te pastër, Ippon.

Nora Gjakova ka mposhtur në gjysmëfinale konkurrenten nga Portugalia, Telma Monteiro, për të kaluar kështu në finale.

Finalja e zhvilluar në Minsk i solli Norës medaljen e argjendtë, ndërsa Kosova u nderua edhe me medaljen e artë pas triumfit historik të Majlinda Kelmendit.

Related posts

Pesë skuadrat me serinë më të gjatë pa humbje në ligat kryesore të Evropës

Sadik.Autor

Panuçi “shkund” futbollistët në stërvitje, rezervat goleadë titullarëve

Sadik.Autor

Fansja e zjarrtë e David Beckham, i tregon gjoksin në mes të rrugës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment