Futboll Seria A Sport

KËRKOI LARGIMIN NGA “BERNABEU”/ Milani tenton transferimin e yllit të “Los Blancos”…

Mesfushori spanjoll Isco Alcoron pritet të largohet nga Real Madridi.

Ylli i “Los Blancos” nuk ka qenë i kënaqur me hapësirat në këtë sezon dhe ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë pasi skuadra të mëdha si: Manchester United, Chelsea, Napoli e së fundmi edhe Milan po kërkojnë shërbimet e spanjollit.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Milani ka filluar bisedimet me Florentino Perezin për yllin spanjoll.

“Rossonerët” janë gati të shpenzojnë 55 milionë euro për transferimin e spanjollit.

Reali kërkon të paktën 70 milionë euro për lojtarin, por Marca shkruan se oferta e Milanit prej 55 milionë mund të rritet me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

27-vjeçari ka pranuar se dëshiron një aventurë tjetër dhe destinacioni i tij i ardhshëm është mes Anglisë dhe Italisë.

Related posts

NGA DETI NË SHKRETËTIRË/ Ja ku po i kalojnë pushimet yjet e futbollit (FOTOT)

F.autor

ZYRTARE/ UEFA vendos Gjermaninë “mikpritëse” të Kampionatit Evropian 2024

Isa.Autor

Roma/ Rikuperohet Defrel, Schick merr lajme të mira nga ‘zemra’

Q.Autor

Leave a Comment