Sport Të tjera

ËSHTË ZYRTARE/ Milano organizon Lojërat Olimpike Dimërore 2026 (FOTO)

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur vendin fitues që do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026-të.

Pas votimit të anëtarëve u vendos që Lojërat Olimpike do të zhvillohen në lokalitetin e famshëm malor të Cortinës, e cila fitoi sfidën me “rivalen” Stokholm, duke siguruar 47 vota kundër 34 të suedezëve.

Në Cortina janë zhvilluar Olimpiadat dimërore edhe në vitin 1956, pra ceremonia e re do të kujtojë 70 vjetorin e saj. Italia për herë të katërt në histori do të organizojë Olimpiadën.

Organizimi i një Olimpiade nënkupton fonde të mëdha të lëvruara nga shteti organizator, por edhe një mundësi unike për të financuar vepra infrastrukturore të mëdha.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT TEK ZIKALTËRIT/ Beppe Marotta tek Inter, pritet pas kësaj ndeshjeje

Isa.Autor

Japonia humbet, por numri i kartonave i dhuron kualifikimin

Sadik.Autor

I MBYLL DERËN SULMUESIT NGOO/ Trajneri Egbo: Jemi më të fortë se sezonin e kaluar

Delo.autor

Leave a Comment