Futboll Premier League

Zyrtare, Giroud arrin marrëveshjen me Chelsea-n

Olivier Giroud ka finalizuar transferimin e tij me vlerë 20 mln euro te Chelsea.

SunSport ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me një opsion për 12 muaj të tjerë. Ai do të kalojë në anën Blu të Londrës.

Sulmuesit iu dha leje nga Arsenal për të nisur bisedimet me Chelsea-n gjatë mëngjesit të së mërkurës pasi Topçinjtë arritën të vulosnin blerjen e Aubameyang.

Giroud udhëtoi në Londrën perëndimore për të bërë vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.

Pasi përfundoi kontrolli mjekësor ai është prezantuar zyrtarisht si një lojtar i Chelsea-t.

Më sipër është Giroud me fanellën e re ku do të veshë numrin 18.

Ndërkohë Michy Batshuayi është në Gjermani dhe pritet konfirmimi i huazimit të tij nga Chelsea.

Related posts

“NUK JUA KAM THËNË KURRË MË PARË”/ Del Piero dhe Totti kujtojnë të kaluarën: Më çmendet kur bëtë gjestin e katër golave…

Delo.autor

Kroacia arrin Rusinë, Rebiç sa Ronaldo; ja “skaneri” fizik pas gjysmëfinaleve (FOTO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Messi në “panik”, veç Iniestas mund të humbasë edhe një shok tjetër…

Sadik.Autor

Leave a Comment