Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES MIQËSORE/ Partizani përgatitet si ilegal, struket në “guaskë”

Partizani ka mbyllur javën e parë të fazës përgatitore në Slloveni, por klubi ka preferuar që të japë sa më pak informacion për punën që po bëhet dhe ecurinë e skuadrës.

Ndonëse puna ka nisur që më 15 qershor në kryeqytet, klubi akoma nuk ka publikuar për mediat apo për dashamirësit e tij axhendën e fazës përgatitore, duke mos zbuluar as ndeshjet miqësore, të cilat janë mësuar falë informacioneve që japin kundërshtarët e tyre.

Klubi u nis drejt Sllovenisë jo vetëm pa publikuar axhendën, por edhe listën e lojtarëve që u nisën nga kryeqyteti. Te Partizani ka pasur edhe largime, por në asnjë rast nuk ka pasur njoftim zyrtar. Informimi i publikut për gjëra të zakonshme është minimumi që mund të bëjë një klub që pretendon të quhet profesionist dhe që ëndërron të kapë grupet e Kupave të Europës.

Nuk përbën sekret që të tregosh se më kë do të luash miqësore apo cilët janë lojtarët apo zyrtarët që u ke dhënë “dorën”, apo kush janë futbollistët që afrohen për provë. Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, u desh edhe humbja shkatërruese nga Sarajevo që Partizani të strukej edhe më thellë në guaskën e tij.

Por falë informacionit nga mediat sllovene, bëhet me dije se nesër Partizani do të luajë miqësoren dytë dhe përballë do të kenë skuadrën e Muras, që militon në elitën e futbollit të Sllovenisë. Ndërsa mediat polake kanë bërë me dije se në përmbyllje të fazës përgatitore, Krakova mund të ndeshet me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Related posts

MOSHA NUK KURSEN ASKËND/ “Pleshti” tallej me Marcelo, braziliani sot e ndal lehtësisht (VIDEO)

Delo.autor

“ZIHEM VETËM E ME HIGUAIN”/ Sarri tregon marrëdhënien e veçantë me të

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi jep lajmin zyrtar për transferimin e Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment