Futboll Premier League Sport

KAMPIONËT E EUROPËS MENDOJNË PËR TË ARDHMEN/ Liverpool firmos me talentin holandez… (FOTO)

Kampionët e Europës, Liverpool, kanë kryer goditjen e parë në këtë merkato.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një emër të njohur, teksa të kuqtë kanë preferuar të firmosin me një lojtar të perspektivës si 17-vjeçari, Sep Van Den Berg.

Holandezi ishte pjesë e skuadrës së Pek Zvuole në Eredivise, ndërsa mbrojtësi do t’i kushtojë klubit anglez 1.5 milionë euro.

Për futbollistin që është pjesë e Kombëtares së Holandës U-19 kishte interes edhe nga Bayern Mynchen, apo ekipet vendase si Ajax dhe PSV.

Megjithatë, në fund Liverpooli fitoi konkurrencën, duke nënshkruar me talentin.

Van Den Berg pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë, ndërsa në bazë të paraqitjeve të mbrojtësit, anglezët do të paguajnë bonuse në drejtim të ish-klubit të 17-vjeçarit.

Ndërkohë, marrëveshja do të hyjë zyrtarisht në fuqi më datë 1 korrik.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Shakhtar Donetsk-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

MBAPPE STËRVITET I QETË/ “Injoron” Al Khelaïfi-n, nuk ka frikë nga ultimatumet

F.autor

PAS AFRIMIT TEK CHELSEA/ Abate “thumbon” Higuain: E përshëndes, por kjo fanellë…

Delo.autor

Leave a Comment