Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI SHQIPAR DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Gjigandët turk gati të “RRËMBEJNË” Shkodran Mustafin për…

Me shumë mundësi, sezoni që sapo lamë pas ka qenë i fundit për Shkodran Mustafin në Londër. Mbrojtësi i Arsenalit, u përball me shumë kritika ndërsa tashmë zërat që e shohin larg “The gunners” kanë nisur të kumbojnë gjithnjë e më shumë.

Sipas asaj që raportohet nga Turqia, për 27-vjeçarin ka një interesim nga skuadra e Fenerbahçes. Gjigandët turk, janë të gatshëm ta transferojnë mbrojtësin kampion Bote në vitin 2014 me ngjyrat e Gjermanisë, me formulën e huazimit për një sezon. Në fakt, londinezët do të ishin më të lumtur nëse do të kishin një marrëveshje përfundimtare, pra nëse do ta largonin përfundimisht nga “Emirates Stadium”.

Megjithatë, drejtuesit e Fenerbahçes në javën në vijim do të provojnë të nisin bisedimet fillestare, për të kuptuar më nga afër qëndrimin e Arsenalit. Në këtë mënyrë, për mbrojtësin mund të nisë një eksperiencë e re pas 3 viteve në Premier League.

Related posts

Fernando Alonso rikthehet te fitorja, triumfon në garën e Spa

Sadik.Autor

Mkhitaryan, lojtari që thotë me përpikëri të njëjtën gjë sa herë që ndërron klub

Q.Autor

ZYRTARE/ Mohamed Salah rezulton sërish pozitiv me koronavirus, ja çfarë rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment