Futboll Sport

“DËMTIMI KA SHKATËRRUAR GJITHÇKA”/ Talenti i Dortmund mbyll karrierën në moshën 21-vjeçare

Talenti i Borussia Dortmundit, Dario Scuderi, ka vendosur të largohet nga futbolli në moshën 21-vjeçare.

Tre vjet më parë Scuderi pësoi një nga lëndimet më të këqija në historinë e futbollit në një ndeshje të UEFA Youth League kundër Legia Warshavës dhe dukej sikur karriera e tij kishte përfunduar para kohe.

Pas një rruge të gjatë për t’u rikuperuar, që përfshiu nëntë operacione dhe gati 700 ditë në spital, Scuderi më në fund ktheu ndjenjën e të qenit futbollist përsëri dhe u rikthye në fushë në ngjyrat e Dortmundit përsëri në gusht 2018.

Por pavarësisht rikuperimit të tij të mrekullueshëm, Scuderi është dashur të braktisë ëndrrën e tij për të qenë një futbollist profesionist.

Për të shmangur një tjetër dëmtim fatal kirurgu i Scuderit, profesor Michael Strobel, i komunikoi lajmin pacientit të tij që nuk do të luante më kurrë futboll.

“Është dëmtimi më i keq që mund të imagjinoni”, tha Strobel.

“Pjesërisht të gjitha janë të shqyera: ligamentet, të gjithë muskujt dhe shkëputje të muskujve nga kocka”, tha mjeku.

Related posts

PSG-MANCHESTER UNITED/ Parisienët barazojnë shifrat, shënon Bernat

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE/ Southgate i falet tifozëve: Ishin pas çdo prekje topi dhe vrapimi

Delo.autor

NDEZ ATMOSFERËN ENDE PA NISUR SFIDA/ Modric: Arroganca e Anglisë nuk vjen nga lojtarët, por nga…

Delo.autor

Leave a Comment