Futboll Sport

KLUBI KROAT MAHNITET NA SHQIPTARËT/ Ja çfarë do të bëjë për talentet kuqezi

Lokomotiva e Zagrebit duket e fiksuar me futbollistët me origjinë shqiptare, dhe duket se beson shumë tek talenti i tyre.

64556202_2851896858216335_6459241006247182336_n

Pas Eros Grezdës që shkëlqeu tek ekipi kroat, e së fundmi edhe Myrto Uzuni e Lirim Kastrati, si edhe disa të tjerë tek ekipet aktuale të moshave, Lokomotiva kërkon sërish prurje të reja shqiptare.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi shkruan: “Jemi krenarë të njoftojmë se nga data 15 korrik, deri më 20 korrik, NK Lokomotiva do të organizojë një kamp për fëmijët e lindur nga viti 2001-2005, në Gjakovë të Kosovës, ku priten të zgjidhen rreth 60 fëmijët më të talentuar.”

Në këtë kamp, do të jetë edhe Besnik Prenga, i cili është edhe skauti kryesor i Lokomotivës për Shqipërinë. Më të talentuarit do të marrin një ftesë edhe për kampin dimëror të Lokomotivës në Zagreb, për të parë më pas paraqitjen e tyre.

Related posts

943 DITË PRITJE PËR TË LUAJTUR ME REAL MADRID/ Talenti i blerë gati 9 milionë euro përgatitet të debutojë

Delo.autor

Guri në ekstazë, zbulon si i motivoi trajneri Pacult

Sadik.Autor

Elseid Hysaj mes dy rrugëve/ Napoli vendos afatin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment