Futboll Seria A Sport

E BLEU 18 MILIONË EURO PARA DY JAVËSH/ Klubi i Serie A tani kërkon t’ia shesë Milanit për…

Pas vetëm 1 viti, Milan dhe Juventus mund të bien në ujdi për një tjetër transferim i cili i ngjan shumë historisë së Mattia Caldaras, që nga Atalanta u ble nga “Zonja” për 25 mln euro, ndërsa u shit te Milani për 40 mln euro, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Bonuçit në Torino (u vlerësuan të dy me këtë shifër).

Caldara luajti shumë pak me kuqezinjtë dhe dëmtimi i mbajti jashtë gjithë sezonin. Sakaq, historia rikthehet dhe tani “në tavë” është Merih Demiral, mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, që u ble për 18 mln euro nga Sassuolo.

Por, bardhezinjtë, që duan ta mbajnë, i kanë vendosur Milanit një barrierë: 40 mln euro vlen turku.

Kuqezinjtë po kërkojnë mbrojtës dhe ato para nuk duan t’i japin, por bardhezinjtë kanë dhënë edhe formulën tjetër: huazim me të drejtë blerje, por edhe riblerje nga Juventusi. Mialni nuk është dakord për momentin, por nuk dihet nëse do të pranojë më vonë.

Sakaq, me transferimin e De Ligt, Juventusi ka pesë mbrojtës qendre, që janë shumë: Chiellini, De Ligt, Bonuçi, Rugani dhe Demiral.

Sassuolo, ndërkohë, ka akord me Juven që në dy vitet e ardhshme duhet lajmëruar në rast shitje të mbrojtësit, për të pasur mundësi barazimi oferte ose jo.

Related posts

E KRYER/ Manaj te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

F.autor

FORMA E TIJ BIE NË SY TË KLUBE TË MËDHA/ Kërkojnë të marrin në janar mbrojtësin Rrahmani klubi i Serie A…

Delo.autor

Takaj me këmbë në tokë ekipin: Asgjë nuk është mbyllur, titulli vendoset në tri ndeshjet e radhës

Q.Autor

Leave a Comment