Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi transferon sulmuesin e Kombëtares…

Skuadra e Kukësit ka bërë një goditje të madhe në merkato.

Mbrëmjen e sotme verilindorët kanë zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës 2-vjeçare me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Enis Gavazaj.

Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, sulmi i Kukësit për sezonin e ri duket “i frikshëm” për mbrojtjet kundërshtare.

Gavazaj ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjellorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën.

Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Christian Panucci.

Related posts

MODELJA SEKSI/ TANYA pret takimin me RONALDON, thotë se është mashkull i…

Isa.Autor

Midis Mohamed Salah dhe Neymarit, nuk ka shumë dallime

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES/ Lajm i mirë për “Kuqezitë”, Turqisë do t’i mungojë ylli i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment