Futboll La Liga Sport

NUK SHKËLQEU TEK BARCELONA/ Kevin-Prince Boateng drejt Gjermanisë tek…

Eintracht Frankfurti po shqyrton mundësinë për të rikthyer në skuadër Kevin-Prince Boateng, i cili aktualisht luan me Sassuolon. 32-vjeçari luajti me Frankfurtin në sezonin 2017-2018, duke shënuar gjashtë gola dhe duke ndihmuar skuadrën për të fituar kupën e Gjermanisë në atë sezon.

Boateng, në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, luajti i huazuar te Barcelona, por pa arritur të jetë protagonist në “Camp Nou”. Me mbylljen e sezonit ai u rikthye në Itali te Sassuolo, por e ardhmja e tij pritet të jetë sërish larg Serisë A.

Related posts

“PO NGREMË THEMELET E NJË CIKLI TË RI”/ Rrëfen Maldini: Milani aktual ka cilësi, por kemi…

Delo.autor

E ARDHMJA E MESSIT NË AJËR/ Nuk ka vend për… kontratën

Delo.autor

VIDEO/ Gol menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Abrashi i shënon Hamburgut të Mavrajt

Q.Autor

Leave a Comment