Futboll Seria A Sport

JUVENTUS NIS OPERACINON “SPASTRIMI”/ Ja kush mund të jetë i larguari i parë

Kandidati i parë për të lënë Juventusin nga mesfushorët aktualë është Sami Khedira, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Mesfushori gjerman mund të arrijë në zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me “Zonjën e Vjetër”, duke i dhënë fund aventurës së tij juventine pas katër sezonesh edhe me një shpërblim financiar nga kampionët e Italisë.

Gjermani ka kontakte me klubin turk të Fenerbahces. Gjigantët e Stambollit e duan futbollistin me origjinë turke për të zëvendësuar Elmaz.

Edhe Beshiktashi interesohet për 32-vjeçarin, ndërsa mediat angleze nuk përjashtojnë edhe një aventurë të tij në Angli, ku Arsenali do ta pranonte me kënaqësi.

Related posts

Realizon Hernades, Meksika dyfishon rezultatin ndaj Koresë Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

Monaco dhe Tottenham “shënjestrojnë” Ciro Immobilen

Sadik.Autor

Merkato për Champions, e skuadrave angleze

Q.Autor

Leave a Comment