Boks MMA Sport Të tjera

KAMPION I BOTËS NË ARTE MARCIALE/ Khabib Nurmagomedov shpallet sportisti më i suksesshëm në…

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov është sportisti më i suksesshëm në Rusi. Sipas një renditje të publikuar sot nga revista e famshme “Forbes”, rusi renditet në krye të renditjes së sportistëve që kanë fituar më shumë parà në vitin 2019, me 11.5 milionë dollarë.

Triumfi që rusi pati ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229, në tetorin e vitit të kaluar. I ka dhënë jo vetëm famë por edhe pasuri, duke qenë ndër 40 personat më të suksesshëm në vendin e tij. Në atë event, “The Eagle” mbrojti me sukses titullin që pat fituar në prill të 2018-ës ndaj Al Iaquinta.

Nurmagomedov do të rikthehet në ring më 7 shtator të këtij viti, në eventin UFC-240, i cili zhvillohet në Abu Dhabi. Përballë tij do të jetë Dustin Poirier. Khabib nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij (27 fitore).

Related posts

KAOSI TEK GJIROKASTRITËT/ Luftëtari me formulë të re, Gentian Mezani ”shkund” lojtarët

Isa.Autor

LIVE/ Ka nisur sfida në “San Siro” mes Milanit dhe Bresicas

Delo.autor

Fati i keq i Carvajal përsëritet, por lojtari ka ende shpresa

Sadik.Autor

Leave a Comment