Sport Të tjera

KOSOVA MERR LAJMIN E MIRË/ Do marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Në “Tokyo 2020” do të jetë edhe Kosova. Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lojërat Olimpike të pas një viti.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka marrë ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, thuhej në njoftimin e KOK.

Kujtojmë se në “Rio 2016”, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi me medaljen e arit të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kosova në këto Lojëra Olimpike pritet që të përfaqësohet me shumë sportistë në disa disiplina sportive.

Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.

Related posts

JUVENTUS-INTER/ Sfida zhvendoset në merkato, duel për një talent

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool zbarkon në Kiev, shtohen “ethet” e finales… (FOTO)

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Boksieri Marku anulon ndeshjen e 30 janarit, ja arsyeja… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment