Futboll La Liga

Valverde: Është spektakël ta shohësh Messin duke luajtur, por duhet ta lëmë të marrë frymë

Ernesto Valverde ka thënë se duhet ta lejojnë Lionel Messin të marrë frymë midis pritjeve të mëdha për yllin e Barcelonës.

Messi e ka ndihmuar Barcelonën ta fitojë 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit ndaj Valencias në “Camp Nou” të enjten mbrëma, duke asistuar në golin e Luis Suarezit.

Duke folur rreth pesë herë fituesit të Topit të Artë pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Ernesto Valverde ka thënë: “Kur Messi luan, të gjithë presin shumë gjëra nga ai. Nganjëherë është e tepërt sepse duhet ta lëmë të marrë frymë paksa”.

Ai më pas ai i ka thurur lavde superyllit argjentinas.

“Është e vërtet se ai është lojtar i shkëlqyeshëm, siç edhe e kemi thënë shumë herë. Është spektakël ta shohësh duke luajtur çdo ditë”, ka shtuar ai.

Related posts

Aaron Ramsey tradhton Arsenalin për klubin e madh të Premierligës

Sadik.Autor

TALENTI BRAZILIAN/ Arthur falënderon MESSIN dhe tregon dy ËNDRRAT e mëdha

Isa.Autor

“ATË E KAM TAKUAR NË VITIN 2019″/ Kimmich zbulon idhullin e tij: Ai ka qenë gjithmonë një shembull për mua

Delo.autor

Leave a Comment