Futboll La Liga Sport

ZIDANE MERR LAJMIN E MIRË/ Përmirësohet gjendja e Real Madrid, rikthehen dy të dëmtuarit…

Jovic dhe Courtois kanë lënë prapa dëmtimet, kurse Asensio, Mendy e Brahim Diaz vazhdojnë të jenë të dëmtuar.

Sulmi dhe mbrojtja, janë dy repartet në të cilat ka çaluar në ndeshjet parasezonale Real Madrid, duke pësuar shumë gola, dhe duke shënuar shumë pak.

Tani, lojtarët që ishin të dëmtuar dhe nuk luajtën në “Allianz Arena” kundër Tottenham, por as kundër Fenerbahces, portieri, Thibaut Courtois dhe sulmuesi Luka Jovic, kanë lënë prapa dëmtimet.

Ata janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu siç janë stërvitur edhe James Rodriguez, Casemiro dhe Militao, futbollistë që i janë bashkuar skuadrës vetëm pak ditë më parë për shkak të impenjimeve në Kupën e Amerikës.

Vazhdojnë të jenë të dëmtuar, Marco Asensio që ka këputur ligamentet (do të mungojë deri në vitin 2020), Benjamin Mendi (një muaj jashtë fushe) dhe Brahim Diaz, i cili është afër rikthimit, pasi ka nisur punën me top.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Gjigandët angleze frikësojnë Milanin, “kuqezinjtë” do të humbasin një yll të skuadrës

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ky është vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Isa.Autor

PREZANTOHET TEKNIKU I RI I “ZIKALTËRVE”/ Nis zyrtarisht epoka Inzagi: Duam të mbrojmë titullin, objektivi ynë…

Delo.autor

Leave a Comment