Futboll Premier League Sport

JUVENTUS REFUZON OFERTËN PËR RUGANIN/ “Topçinjtë” në kërkim të një mbrojtësi, ja emri në listën e dëshirave

Juventusi refuzon ofertën e Arsenalit për Ruganin. Kërkimet e Arsenal për një lojtar të fazës defensive nuk po shkojnë aspak ashtu siç duhet.

Skuadra e Arsenal është vënë në kërkim të një mbrojtësi, dhe një nga emrat në listën e dëshirave të ‘Gunners’ është ai i Daniele Rugani.

‘Gunners’ kanë bërë një ofertë huazimi për dy vite për italianin, por kjo ofertë është refuzuar nga ‘Zonja e vjetër’.

Rugani shihet si një zëvendësues ideal për Laurent Koscielny, i cili me shumë gjasë do të largohet para fillimit të sezonit.

Një nga dëshirat e Arsenal për fazën e mbrojtjes është edhe Kieran Tierney, i cili aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Related posts

NË TELASHE TALENTI I DORTMUND/ 16-vjeçari “kyç” në shtëpi të dashurën dhe shkon në stërvitje

Delo.autor

Pogba shënon golin e parë ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Neymar tremb Brazilin: Nuk jam ai që kam qenë më parë!

Sadik.Autor

Leave a Comment