Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ U akuzua nga Bottas për manovër të gabuar, ja pse i shpëtoi dënimit Leclerc

Një nga momentet më të diskutuara dje në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 ishte kontakti ndërmjet Sharl Lëklerk dhe Valteri Botas gjatë xhiros së parë të garës. Në kontaktin ndërmjet dy makinave, pjesa anësore e përparme e Mercedes W10 me numër 77 që drejtohej nga Botas, u dëmtua, duke kushtëzuar shumë garën e finlandezit.

Piloti i Mercedes, ishte pas garës, u shfaq tepër i irrituar për atë që kishte ndodhur, duke e quajtur veprimin e bërë nga Lëklerk si të panevojshëm dhe të tepruar.

“Kur pashë pozicionimin e Sebastian Fetel, ishte e qartë që unë po shkoja drejt dhe Lëklerk, në të djathtën time sigurisht që do të dilte para meje, pa mbërritur në kthesën numër 4”, u shpreh Botas rreth incidentit. “Por, më pas ai ndërroi drejtim dhe unë nuk kisha kohën e duhur për të reaguar. Edhe mua më pëlqejnë garat e forta, por manovra e tij ishte tërësisht e panevojshme dhe më dëmtoi të gjithë garën. Lëklerk ishte me shumë fat që ia hodhi pa dëmtime”, shpjegon finlandezi.

Kontakti ndërmjet dy njëvendësheve u mor për ekzaminim nga drejtuesit e garës, por komisarët vendosën të mos e penalizojnë pilotin e Ferrarit, duke e konsideruar manovrën e tij normale dhe pa asnjë shkelje. Është Mikael Masi, drejtori i Garave në Formula 1, ai që sqaron gjithçka rreth asaj që ndodhi në pistë. Pamjet filmike të marra nga helikopterët japin një panoramë më të qartë të asaj që ndodhi. Në këto filmime dallohet qartë që ishte Botas ai që u spostua në drejtim të “kokëkuqes” së drejtuar nga Lëklerk.

“Duke iu referuar imazheve të përcjella nga helikopterët, ishte pjesa e jashtme e përparme e makinës Mercedes ajo që godet rrotën e pasme majtas të Ferrarit. Kështu që nuk kemi asgjë jokorrekte në këtë manovër”, thotë Masi, i cili më pas tha gjithashtu se imazhet e marra nga brenda makinës Mercedes të krijojnë idenë se ishte Lëklerk shkaktar për këtë kontakt, duke bërë një veprim të parregullt: “Mendoj që pamjet ‘onboard’ (nga brenda makinës) e shtrembërojnë disi realitetin, por nga filmimet e helikopterit, gjithçka dallohet qartë”, përfundon drejtori i garave në Formula 1.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Bylisi “pazar” te Teuta, kërkon të rrëmbejë dy sulmuesët e talentuar

Delo.autor

NIS KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Turneu i mbushur me yje, favorit Egjipti i Salah

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Ditë e errët për Veselin, shkakton dy penallti dhe ndërshkohet me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment