Basketball Kombëtarja Sport Të tjera

BASKETBOLL VENDI/ Kombëtarja pa stërvitje, nuk lejohen të futen në fushë për shkak të…

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për meshkuj nuk e ka mbyllur si duhet fazën përgatitore për ndeshjen ndaj Danimarkës që do të luhet më 10 gusht në Kopenhagen.

Në seancën e fundit stërvitore që do duhet të zhvillonin në fushën sportive “Feti Borova” kuqezinjtë e koshit nuk janë lejuar që të zhvillojnë atje stërvitjen e fundit.

“Pa fol me shefin nuk e hapim dot sallën, tha. I thashë edhe njëherë atij, jemi ekip kombëtar nuk jemi as ekipi i Tiranës, as ekipi i Selitës, përfaqësojmë Shqipërinë në fund të ditës. E kjo sallë nuk është në shërbim të askujt tjetër përveçse sportit”, u shpreh Afrim Bilali, trajner i kombëtares Shqiptare të Basketbollit.

Marrëveshja e munguar mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreaconit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, edhe pse bëhet fjalë për ekipin kombëtarë, ka lënë kuqezinjtë pa stërvitje në ditën e fundit, duke prishur jo vetëm programin por edhe atmosferën në ekip.

Sa i përket aspektit sportiv, sipas trajnerit Bilali, kombëtarja është në një moment tranzicioni ku po përpiqen të integrohen lojtarë të rinj dhe këto paraeliminatore të Euro 2021 shërbejnë më tepër për përfitim eksperience duke lënë mënjanë trysninë e rezultatit.

“70% e lojtarëve janë nga grupmoshat që vijnë nga zinxhiret e ekipeve kombëtare. 6 lojtarë janë nën moshën 21 vjeç. Shpresoj se këto 2-3 vjet ekipi do të furnizohet me brez të ri. E nëse ky brez, vetë si lojtarë, do të inestohen në përmirësimin e tyre teknik, besoj se kombëtarja shqiptare e basketbollit do të ketë një ekip të mirë”, tha Afrim Bilali / trajner i kombëtares Shqiptare të Basketbollit.

Related posts

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ikona e klubit sportiv Partizani

Delo.autor

Musacchio drejt largimit nga Milani, klubi i madh anglez futet në garë për mbrojtësin

Isa.Autor

FUTBOLLI I MAQEDONISË SË VERIUT NË ZI/ Vdes tifozi 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment