Futboll Sport

MILAN MBËRRIN NË KOSOVË/ Shumë tifozë kanë dalë për të pritur klubin e zemrës

Skuadra e Milanit përpara pak çasteve ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, aty ku do të mbahet dhe takimi me skuadrën e Feronikelit.

Edhe pse temperaturat janë shumë të larta, një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë dalë për ta pritur skuadrën milaneze.

Kjo është hera e parë për skuadrën e Milanit që zbret në tokën kosovare dhe padyshim ardhja e saj në Prishtinë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore ka bërë shumë buj në arenën ndërkombëtare.

Milani sonte nga ora 20:45 për herë të parë në histori do ta zhvillojë një ndeshje në Kosovë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” luan miqësoren me kampionin Kosovës, Feronikelin.

Related posts

Suarez “shpërfill” Ronaldon: Në këtë pikë nuk e njoh pasi ne po…

Sadik.Autor

MBROJTËSI I YOUNG BOYS/ Guillaume Haorau: Juventusi do të fitojë Champions Leaguen

Delo.autor

(VIDEO) Liverpool i papërmbajtshëm, shënon golin e katërt ndaj Swanseas

Q.Autor

Leave a Comment