Futboll Premier League Sport

NGJARJA BËRI SHUMË BUJË/ Arrestohen 2 persona për sulmin me thikë ndaj Mesut Ozil

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë vënë prej disa ditësh nën mbrojtje nga policia angleze, përtej rojeve të sigurisë private që kanë punësuar dy futbollistët.

Shkak është bërë ai incident i disa ditëve më parë kur të dy u sulmuan nga banda të armatosura që donin t’i grabitnin.

Ngjarja bëri shumë bujë, por po aq bujë bëri fakti se Arsenali i la jashtë dy lojtarët duke konfirmuar se ishte për çështje sigurie.

Mesa duket, banda e armatosur në fjalë kishte vazhduar me kërcënimet ndaj dy lojtarëve të cilët u “blinduan” në shtëpitë e tyre.

Sot, polica angleze ka bërë të ditur se ka arrestuar 2 nga pjesëtarët e bandës që kërcënonte lojtarët.

Ferhat Ercan dhe Salaman Ekinci, janë dy personat e arrestuar nga policia, të cilët akuzohen se janë pjesë e grabitjes së armatosur dhe kanë vazhduar me kërcënimet ndaj futbollistit edhe në ditët e kaluara.

Related posts

RIKTHEHET FINALJA PAS 14 VITESH/ Milani dhe “Të Kuqtë” zbresin në fushë, ja data e ndeshjes

Delo.autor

Manaj largohet nga INTERI/ Mediat italiane e çojnë tek klubi i madh SPANJOLL

Isa.Autor

Kupa e Francës/ Parisi mposht me lehtësi Strasburgun, kalon në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment